Sunday , 23 February 2020
Breaking News

VELEÇIKUN E MUND EDHE KASTRIOTI, 3 NDESHJE- 3 HUMBJE

Tre ndeshje, tre humbje. Një fillim me shumë probleme për Veleçikun që duket se nuk po kalon një moment të mirë. Ai është mundur edhe në ndeshjen e tretë të kampionatit, atë ndaj Kastriotin të luajtur pasditen e së shtunës në fushën sportive “Reshit Rusi”. Goli i Bardhit në minutën e 35-të u ka mjaftuar krutanëve për të marrë tre pikë në këtë përballje ku nuk kanë munguar as kartonat e kuq.

Megjithatë në fund kanë gëzuar vetëm miqtë dhe kjo është shfaqur edhe në deklaratën e trajnerit Ndreu, ndërkohë që në kampin koplikas e kanë me arbitrimin e ndeshjes sepse sipas tyre, ai ka ndihmuar dukshëm ekipin e Kastriotit.

Për Veleçikun edhe vazhdimësia pritet të jetë sërish e vështirë sepse javën e ardhshme do të luajë në Lezhë me Besëlidhjen, çka do të thotë se gjasat janë që pas javës së katërt të kampionatit, të ketë sërish zero pikë në renditje.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U-15 FITON 4 – 2 NDAJ BRIANS

Vllaznia U15 është rikthyer tek fitorja dhe në kuadrin e ndeshjeve të javës së 13-të …