Wednesday , 1 April 2020

VELEÇIKUN E MUND EDHE KORABI NË “RESHIT RUSI”

Veleçiku gabon serish dhe mundet 1-2 nga Korabi brenda ne “Reshit Rusi” duke mbetur serish ne kuoten e 11 pikeve. Ne ndeshjen e luajtur pasditen e se shtunes, koplikasit nuk kane bere nje paraqitje te mire duke treguar se sezoni i tyre do te vazhdoje me probleme deri ne fund. Ndonese koplikasit e nisen mire ndeshjen dhe po ushtronin presion ne kerkim te golit te pare, kane qene dibranet ata qe kane shenuar. Ka qene Xhabrahimi qe ka derguar topin ne rrjete pasi shfrytezon nje gabim te mbrojtjes se Veleçikut.

Ndonese goli shenohet ne minuten e 14-te, vendasit nuk arrijne dot te barazojne dhe pjesa e pare mbyllet 1-0 per Korabin. E njejta situate edhe ne pjesen e dyte kur perseri miqte shfrytezojne nje tjeter gabim ne mbrojtje te vendasve dhe Skuka dyfishon shifrat ne minuten e 64-te. Veleçiku mundohet te reagoje dhe ne minuten e 87-te Bega do te ngushtonte shifrat por vetem kaq sepse nuk ka me kohe. dhe perfundmisht 1-2 per Korabin. Vete trajneri i koplikasve Besnik Duli ne prononcimin e dhene per mediat pas ndeshjes e ka pranuar faktin se kundershtari e meritoi fitoren. Ndërkohë trajneri i Korabit Dorian Bubeqi e konsideroi këtë trepikësh me shumë vlerë për ekipin e tij.

Veleçiku javën e ardhshme do të udhëtojë drejt Krujës për t’u ndeshur me Kastriotin kryesues të kampionatit dhe padyshim që vështirësia për të marrë pikë do të jetë shumë e madhe dhe kjo bën që pozitat e tij në renditje të rëndohen edhe më shumë.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA, KADIJA I PERGJIGJET BASHKISE SHKODER

Pas reagimit të Bashkisë Shkodër në lidhje me pagat e Klubit të Futbollit Vllaznia ka …