Saturday , 20 April 2019

VELEÇIKUN MUND 3-1 SHËNKOLLIN PËRMES TENSIONIT

Veleçiku ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e rradhës për kampionat duke mundur 3-1 ekipin e Shënkolllit, të luajtur pasditen e së shtunës në fushën “Reshit Rusi”. Një 90 minutësh që i ka patur brenda të gjitha, mbi të gjitha tensionin e madh dhe jo më kot, ai ka përfshirë futbollistët e të dy ekipeve dhe nuk kanë munguar edhe kartonat e shumtë.

Toma ka shënuar i pari për Veleçikun dhe më pas Danaj ka barazuar shifrat për miqtë. Në pjesën e dytë kanë qenë Banushi dhe Ujkaj që kanë shënuar edhe dy herë të tjera për koplikasit duke kompletuar kësisoj fitoren 3-1, me të cilën tashmë ata janë më të qetë në rrugëtimin e tyre drejt sigurimit të mbijetesës në Superligë.

Trajneri Besnik Duli pas ndeshjes është shprehur i kënaqur me fitoren e arritur por njëkohësisht ka shpjeguar edhe arsyet e tensionit të shfaqur në fushën e lojës.

Me fitoren ndaj Shënkollit, Veleçiku ndodhet në vendin e gjashtë të renditjes dhe i shkëputur me 7 pikë nga zona e ftohtë e renditjes, çka do të bëjë që në ndeshjet e mbetura deri në fund të kampionatit të jetë më e qetë dhe me shumë siguri do të arrijë objektivin që ka.

Lexoni dhe kete

“ATLETIK KLUB” E “JUBAN DANJA” NISEN DREJT ROVERETTOS

5 ekipe moshash të “Atletik Klub Shkodra” dhe ai i femrave të “Juban Danja” janë …