Monday , 25 September 2017

VELIPOJE, EDI RAMA: NE 100 DITET E PARA FUND BUROKRACISE NE ZYRAT E SHTETIT

Kryeministri Rama drejtoi mbledhjen e dytë informale te qeverise së re në Velipojë, ku u diskutuan me detaje pikat e vendosura në mbledhjen e parë të zhvilluar në Llogara, si dhe u përcaktuan objektivat e 100 ditëshit të parë të punës së qeverisë së re. Pika kryesore e diskutimit ka qenë raportimi i cdo ministrie mbi burokracitë e vërejtura deri më tani dhe se si mund të shmangen ato për të lehtësuar shërbimet ndaj qytetarëve.
Në përfundim të ditës së parë të kësaj mbledhjeje që vijon edhe të enjten, kryeministri Rama ka bërë publike një të dhënë interesante të raportuar nga ministrat.“Guinness: Në 1 vit burokracia shqiptare kërkon 4.5 milion çertifikat. Konsum skandaloz kohe, lekësh, nervash që do mbarojë me qeverinë e re. Në çdo rast kur i duhet çertifikata e qytetarit, për të dhënë një shërbim burokracia duhet ta sigurojë vetë. Kjo do të bëhet realitet, brenda 100 ditëve të para të mandatit të ri”shkruan Rama në Facebook.

Pas statusit, nuk munguan dhe batutat me kryeministrit dhe ndjekësve të tij online për kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi. “Më vjen mirë që Voltana më uroi mirose ardhjen. Do më vinte më mirë po të më prezantonte ndonjë projekt për shkodran, pasi listat me dëshira e i bëjnë kalamajtë që presin babagjyshin e vitit të ri”.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se ministrat janë në duke bërë saktësimet e fundit të kompetencave të tyre, programit qeverisës si dhe të shpërndarjes së godinave ku do të vendosen ministritë.  Një pikë ku është ndalur gjatë është fati i administratës, e cila me shkrirjen e 6 ministrive do të ketë reduktime. Në mbledhje është vendosur gjithashtu, që të gjitha ministritë që mbulojnë më shumë se një fushë, të kenë zëvendësministra me profil dhe përgjegjësisë të spikatur në këtë drejtim.

Lexoni dhe kete

REAGON N/ KRYETARI I LSI- se, LUAN RAMA: TRAFIKANTET NE PUNE, SHTETI FLE GJUME

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama ka reaguar në një postim në Facebook lidhur me mosfunksionimin …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin