Breaking News

VENDIMI I QEVERISE PER ÇERTIFIKATAT PO GJEN ZBATIM NE LEZHE

Vendimi i qeverisë Shqiptare për ndalimin e lëshimit të çertifikateve po gjen zbatim në qytetin e Lezhës. Në zyrat e gjendjes civile Ky shërbim po kryhet vetem për ate kategori përsonash që ka përcaktuar vendimi i këshillit të ministrave.

Punonjesit e gjendjes civile bëjnë me dije se që prej dites kur ka hyre në fuqi ky vendim e kanë ndaluar lëshimin e çertifikatave. Kjo ka shmangur radhet në zyrat e gjendjes civile të Bashkisë Lezhë, pasi deri pak muaj më parë për tu pajisur me çertefikate ishte një makth i vërtet për qytetaret. Në shumë raste atyre ju duhej të prisin më radhe edhe për orë të tëra.

Vendimi i qeverisë tashmë ju jep akses insitucioneve shtetetore që ti printojne vete çertifikatat dhe dokumentat e tjera. Mjafton që për këtë të kenë autorizimin e qytetarit që kërkon shërbim dhe ata mund ta printojne direkt çertefikaten. Kjo menyre e është një ndihmë mjaft e madhe për qytetaret në Lezhë dhe mbarë vendin.

Lexoni dhe kete

OBOTIN E PRET NJE VERE “E FTOHTE”

Zona e Obotit në Njësinë Administrative Ana e Malit të Bashkisë Shkodër vijon të vuajë …