Friday , 25 September 2020

VENDVARRIMI I SKENDERBEUT I BOSHATISUR

Vendvarrimi i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit në qytetin e Lezhës, hapi dyert të hënen e 18 majit, por këtij aseti historik po i mungojnë vizitoret. Në ditet e para të rihapjes numri i tyre ka qenë mjaft i ulet, ndërsa parashikohet që kjo situatë të vijojë për një kohë të gjatë, duke qene se një pjesë e konsiderueshme e vizitoreve janë nxenes shkollash, shqiptar të Kosovës dhe shtetas të huaj.

Sipas Përgjegjësit të Trashegimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë Paulin Zefi në 2019-tën memoriali i Skëndërbeut është vizituar nga rreth 30 mijë vizitor, por këtë vit nuk parashikohen as 1\3 e tyre për rrjedhoje të ardhurat nga biletat do të jenë të pakta.

E njëjta situatë paraqitet edhe në kalanë mesjetare të qytetit të Lezhës si dhe muzeun etnografik.

Lexoni dhe kete

PROTESTA E MJEKËVE PËR 4 KËRKESA

Mjekët dhe infermierët kanë mbajtur këtë të enjte një protestë të heshtur një orëshe tek …