Wednesday , 18 September 2019

VENDVARRIMI I SKENDERBEUT MJAFT I VIZITUAR

Sezoni turistik është shoqëruar me fluks vizitoresh në vendavarrimin e Gjergj Kastriotit Skëndërbeut në qytetin e Lezhës. 5 mijë ka qenë numri i përsonave që kanë vizituar këtë aset historik, duke njohur rritje të konsiderueshme karahasuar me vitet e tjera. Përgjegjësi i Trashegimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë Paulin Zefi thotë se vizitoret kanë qenë kryesisht shtetas kosovar, por nuk kanë munguar as shtetasit e ardhur nga vende të ndryshme të Europes.

Te shumta janë ata që kërkojnë të vizitojnë dhe Kalanë e Lezhës, por pengese mbetet rruga e ngushte e cila eshte e pa aksesueshme nga autobuzet.

Rritja e numrit të vizitoreve në vendvarrimin e Skëndërbeut ka shtuar të ardhurat para të cilat do të përdoren për mirbajtjen e këtij objekti i cili është restauruar plotësisht pak muaj me parë.

Lexoni dhe kete

DOM BLEDAR HUBA PËRFUNDON MISIONIN TE ORATORI “DON BOSKO”

Drejtuesi i Oratorit “Don Bosko” në Shkodër, Dom Bledar Huba, ka përfunduar misionin e tij …