Thursday , 21 February 2019

VERMOSHI I BLLOKUAR NGA DEBORA

10 km rrugë që lidhë Vermoshin me Shkodren nga segmenti I Qaf-Predelec deri në Vermosh në disa pjesë të tij është I bllokuar për shkak të trashësisë së dëborës dhe rrëshqitjes së gurëve dhe dherave në rrugë. Duke lënë kështu të bllokuar fshatrat e Vermoshit dhe të Lepushës në Njësinë Administrative të Kelmenit në  Bashkinë Malësia e Madhe. Nga sa mësohet ky aks nacional që lidh Shkodren me Pikën e Kalimit Kufitar të Bashkimit dhe me Plavën e Gucinë I është kaluar për mirëmbajtje Bashkisë së Malësisë së Madhe.

Gjithashtu problem paraqiten edhe në akset e fshatrave që lidhin qëndren e Bashkisë Malësi e Madhe. Nga ana tjetër problematike paraqitet situate edhe në aksin rrugor Bogë-Theth, në zonën e Qaf T’thores, ku 14 km rrugë vazhdojnë të jenë të bllokuara nga dëbora ku si shkak I orteqeve dhe reshjeve të dëborës të rënda disa ditë më parë.

Nga ana tjetër edhe segmenti rrugor Theth-Breglumi- Shkodër si shkak I rrëshqitjes së dherave dhe gurëve në rrugë ka vështirësi kalimi. Mungesa e mirëmbarjtes dhe e pastrimit të vazhdueshem të rrugëve ka bërë që këto segmente të mbesin të bllokuara për një kohë të gjatë.

Lexoni dhe kete

MUNGESA E ENERGJISE, QYTETARET BLLOKOJNE ZYRAT E OSHEE NE LAÇ

Banoret e fshatrave të Malësisë së Kurbinit, bllokuan zyrat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë …