VETËDORËZOHET VRASËSI I MJEKUT SHKODRAN

Pas kontrollove të shumta të kryera nga forcat policore, pamundësisë për tu larguar falë masave të marra nga Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Drejtoritë Vendore të tjera të Policisë , si dhe pas negociatave të pandërprera me familjarët, është vetdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, autor i vrasjes së shtetasit I. A., ngjarje e ndodhur më datë 01.07.2017, shtetasi Dritan Ymeri, 29 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Perash” të qytetit Shkodër.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër , ndaj këtij shtetasi , ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest në burg” për veprën penale “Vrasje me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 76 e 278 të Kodit Penal.

Materialet proçeduriale shtesë në ngarkim të tij do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Lexoni dhe kete

ASGJESOHEN 550 BIME NARKOTIKE KANABIS SATIVA NE DUKAGJIN

Asgjesohen 550 bimë narkotike në zonën e Shalës së Dukagjinit, ndërsa policia ka shpallur një …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin