Sunday , 19 January 2020
Breaking News

VIDHNIN ENERGJINE ELEKTRIKE, ARRESTOHEN DISA SHTETAS NE SHKODER

Policia e Shkodrës dhe e Durrësit në bashkëpunim me OSHEE prej disa ditësh vijon aksionin për ndërhyrje në matësa dhe lidhjet e paligjshme të energjisë.Të paktën 5 subjekte privatë janë proceduar në polici për ndërhyrje në matësat e energjisë elektrike në qarkun e Shkodrës dhe Durrësit. Në njoftimin e shpërndarë nga OSHEE shkruhet se vijojnë kontrollet për zbatimin e ligjit në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, ku ne fokus nuk janë vetëm debitorët, por edhe abonentët qe dyshohen për vjedhje të energjisë.

Nga kontrollet e fundit, janë zbuluar 5 raste te vjedhjes ne menyre flagrante te energjise elektrike nga subjekte private, biznese kryesisht hoteleri, restorant, bar kafe, etj. Referuar kontratave, abonentët janë:
Arian F. Kudret G. Martin H. Sherife B. dhe Sanije H. Dy prej tyre janë shpallur në kërkim në çastin e konstatimit të vjedhjes së energjisë elektrike, në prani të oficerëve të Policisë së Shtetit dhe të Hetimit.

Forma e vjedhjes ishte manipulimi i matesit, furnizim me energji elektrike pa patur kontrate me OSHEE si dhe rilidhje të paligjshme të energjisë për ndërpreje si debitore. Rastet me dokumentacionin përkates i janë përcjellë organeve komptente. Beteja ndaj abuzuesve të energjisë elektrike është e përbashkët, prandaj OSHEE u ben thirrje te gjitheve te bashkëpunojne duke denoncuar vjedhjen dhe korrupsionin ndaj abonenteve dhe punonjesve, kushdoqoftë.

Lexoni dhe kete

DROGE SHQIPTARE NE MAL TE ZI

23 kilogramë lëndë narkotike kanabis është gjetur në Liqenin e Shkodrës, nga ana e policisë …