Friday , 27 November 2020

VIHET NE FUNKSION GODINA E ISH-GJIMNAZI TE LEZHES

623 nxënësit e shkollës 9-vjeçari Gjergj Kastrioti në qytetin e Lezhës e cila u dëmtua nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të janë akomoduar në godinen e ish gjimnazit të vjeter e cila më në fund rikonstruktua.

Ndërhyrja e vonuar për vënien në funksion të ish gjimnazit të vjeter diktoi mësimin me 4 turne për nxënësit të cilët në mungesë të ambjenteve u transferuan për më shumë se 1 muaj në shkollen “Besëlidhja”.

Mjediset e brendshme dhe të jashtme të këtij objekti shkollor tejet të amortizuar janë rikonstruktuar plotësisht me një financim të Bashkisë Lezhë me vlerë 15 milion lekë të reja.

Nxënësit do ta zhvillojnë proçesin mësimor në këto ambjente deri në rindërtimin e shkollës “Gjergj Kastrioti” godina e së ciles pritet të shembet në ditet në vijim.

Lexoni dhe kete

ADMINISTRIMI I SHTEPISE SE AT GJERGJ FISHTES

Banesa ku ka jetuar poeti mbarëkombëtar At Gjergj Fishta është pronë private dhe është detyre …