VIJOJNE DEBATET PER SKEMEN E RE TE NDIHMES EKONOMIKE

Debatet për skemën e re të ndihmës ekonomike nuk ndalen. Këtë herë është institucioni i Bashkisë Shkodër që reagon nëpërmjet një deklarate për mediat. “Ashtu siç ka ndodhur edhe dy muajt e tjerë, edhe për muajin qershor akoma nuk është shpallur online vendimi për përfituesit e ndihmës ekonomike, sipas ligjit të ri. Vendimi duhej të ishte shpallur me datë 30 qershor 2018 nga Shërbimi Social Shtetëror, ndërsa sot data është 3 korrik. Deri në momentin që po flasim, vendimi vijon te jetë i pashpallur dhe mund të verifikohet online. Mosshpallja e vendimit, krijon disa probleme:

1. Sjell reduktimin e ditëve në dispozicion për familjet që duhet të aplikojnë, afat i cili është vetëm 10 ditë. Pra, deri sot, janë reduktuar 3 ditë nga ky afat.

2. Sjell reagim të ashpër të qytetarëve ndaj administratorëve shoqërore, pasi pa shpalljen e vendimit, sistemi i aplikimit nuk hapet. Janë këta administratorë, të cilët përballen me qytetarët dhe pa patur asnjë përgjegjësi.

3. Shkurtimi i afatit të aplikimit, sjell rradhë e kaos, deri në incidente në mes qytetarëve dhe administratorëve shoqërore.

Për arsyet më sipër, e ndjejmë detyrim ligjor dhe moral të informojmë qytetarët dhe të evidentojmë përgjegjësitë e Shërbimit Social Kombëtar në këtë rast. Me këtë rast, i bëjmë edhe njëherë thirrje këtij institucioni, në nivel kombëtar por edhe lokal, të zbatojnë ligjin dhe aktet nënligjore rregullatore, për të mos vështirësuar më tej mbijetesën e familjeve që duhet të marrin ndihmë ekonomike nga shteti.” – shkruhet në deklaratën e Bashkisë Shkodër.

Lexoni dhe kete

GERRYERJA E TOKES NE JUBAN TE NJESISE GURI I ZI

Kjo ishte situata në tokat bujqësore të zonës së Jubanit në Njësinë Administrative Gur i …