Sunday , 19 September 2021

VIJOJNE KERKIMET PER 18-VJEÇARIN E HUMBUR NE SHENGJIN

Një 18-vjeçar ka humbur kontaktet me familjaret dhe dyshohet se është mbytur në ujerat e bregdetit të Shëngjinin në zonen e “Ranës së Hedhun”. Kanë qenë familjaret e të rit nga Kruja të cilët kanë bërë denoncim në polici pasditen e së dieles për rastin në fjalë. Ata janë shprehur se hera e fundit që e kanë parë djalin e tyre ka qënë kur ai është futur në det.

Menjëherë pas denocimit policia është vënë në lëvizje dhe kanë nisur kërkimet për 18-vjeçarit. Polumburat e forcave renea dhe policia kufitare për vijojnë kërkimet në uje që prej mbrëmjes të së dieles në zonen ku dyshohet se është mbytur i riu nga Kruja. Ai mësohet se kishte ardhur në Shëngjin sëbashku me familjen e tijë për kaluar fundjaven në bregdetin e Ranës së Hedhun.

Siguria në plazhet e Lezhës vijon të jetë problem edhe këtë sezon turistik. Të pakta janë bizneset që kanë vendour kullat e vrojtimit përgjate vijes bregdetare të Shëngjinit, ndërsa edhe aty ku ndodhen kullat mungojnë vrojtuesit.

Lexoni dhe kete

DËMTOHET RËNDË NË PUNË NJË 43-VJEÇAR NË LAÇ

Një 43-vjeçar nga Lushnja mbeti i plagosur rëndë, pasi u aksidentua ne punë. Ngjarja ndodhi …