Breaking News

VIJOJNË KONTROLLET E AKU SHKODËR

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet e njëpasnjëshme në magazina ushqimore, tregje ambulante dhe fast-food-e, në kuadër të vijimit të mbarëvajtjes së sezonit turistik, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve. Nga këto kontrolle zyrtare ka rezultuar se disa subjekte dhe tregtarë ambulantë në Vlorë, Durrës dhe Shkodër nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore.

Më konkretisht: Nga kontrolli i ushtruar në një subjekt me aktivitet “Ruajtje dhe shpërndarje në temperaturë ambjenti”, Shkodër, u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë në kushte të papërshatshme higjeno-sanitare, produktet ushqimore nuk ishin të sistemuara (ishin vendosur në mënyrë të çrregullt në të gjithë ambientin e tregtimit, madje kishte produkte të vendosura dhe në ambientet sanitare), si dhe në muret kishte prani myku. Gjatë kontrollit u evidentuan gjithashtu një sërë produktesh me afat të kaluar përdorimi (pije freskuese, vaj ulliri, ëmbëlsira etj).

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat administrative të mëposhtme: “Gjobë” me vlerën 500,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare, “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve të pasigurta për konsum, “Bllokimi i produkteve” me afat të kaluar përdorimi, me qëllim asgjësimin e tyre, “Bllokimi i aktivitetit” në mënyrë të menjëhershme.

Gjithashtu nga AKU Shkodër bëhet e ditur se janë kryer 71 inspektime, ku janë konstatuar 27 raste me shkelje të kërkesave ligjore, nga të cilat 21 raste nuk përbëjnë kundravajtje administrative dhe është dhënë masë administrative paralajmërim, si edhe 6 raste që përbëjnë kundravajtje administrative dhe subjekteve u është dhënë masë administrative gjobë, ku janë edhe 2 raste bllokim aktiviteti dhe 3 raste bllokim produktesh. Ndërkohë janë marrë 16 mostra për analizë, ku të gjitha kanë rezultuar brenda normave.

Lexoni dhe kete

VIJOJNË PUNIMET NË RRUGËN “MYZYRAJ” NË DOBRAÇ

Vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës “Myzyraj” në Dobraç të Shkodrës. Investimi me vlerë rreth …