Friday , 23 October 2020

VIJOJNE KONTROLLET E POLICISE SHKODRES, ARRESTOHET NJE 48-VJEÇAR

Vijojnë kontrollet e befasishme në lokale, ambiente dhe në akset rrugore të Shkodrës. Kontrollet që po zhvillohen për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo të ftohta si dhe për kapjen e personave në kërkim. Kështu gjatë kontrolleve të fundit, Policia e Shkodrës ka kapur dhe ndaluar një person të shpallur në kerkim, i dënuar me 16 vite burg. Sipas njoftimit të policisë, në fshatin Vuksanaj, Shalë, në një zonë të pyllëzuar në afërsi të banesës, është bërë e mundur kapja e personit në kërkim, shtetasit: D. Lufaj, 48 vjeç, banues në fshatin Vuksanaj, Shkodër.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me datë 18.02.2016 ka lënë në fuqi vendimin datë 16.10.2017, nga Gjykata e Apelit Shkodër, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 16 vite burg për veprën penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Sipas policisë, ky shtetas me datë 04.07.2014 në lagjen Dedaj, fshati Vuksanaj-Shalë, Shkodër, ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të shtetasve N. L., Z. L. dhe Sh. L. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

POLICIA KTHEHET NË ‘GJAHTARË’ TË MASKAVE HIGJENIKE

Policia e Shtetit vihet në ndjekje të maskës higjenike. Është ky detyrimi ligjor që ka …