Friday , 15 January 2021
Breaking News

VIJOJNË ‘PËRPLASJET’ MES LANDFILLIT TË BUSHATIT DHE BASHKISË SHKODËR

Vijon përplasja në distancë mes Bashkisë Shkodër dhe Landfillit të Bushatit.

Ky i fundit ka ulur traun për depozitimin e mbetjeve nga Bashkia, teksa 6 mjete të pastrimit të Bashkisë Shkodër nuk u lejuan të depozitojnë mbetjet mbrëmjen e së mërkurës.

Në terren zbriti edhe kryebashkiakja Voltana Ademi, që tha se kam komunikuar me disa institucione dhe rezultati është papërgjegjshmëria e tyre, ndërkohë paralajmëroi se jemi pranë një katastrofe mjedisore për Bashkinë e Shkodrës.

Sipas Ademit, Malësia e Madhe depoziton mbetjet me çmim të pandryshuar…

Problematika vjen pas rritjes me 43% të tarifës për depozitimin e mbetjeve urbane në Landfillin e Bushatit, për të cilën Bashkia Shkodër nuk është dakort.

Lexoni dhe kete

TOKA TË PËRMBYTURA NË LEZHË

Reshjet e shiut kanë pushuar prej me shumë se 24 orësh, por shumë toka bujqësore …