VIJOJNE RESHJET E DEBORES NE ZONAT MALORE TE QARKUT SHKODER

Në Bashkinë Shkodër vijon rënia e reshjeve të dëborës në pjesën malore të bashkisë deri në pjesën më të ulët të territorit. Kalimi është i vështirë në territorin malor dhe aksi rrugor Prekal-Theth është i bllokuar në segmentin rrugor të Malit të Shoshit. Po ashtu janë të bllokuara edhe rrugët e fshatit Muzakë dhe Shpor në njësinë administrative Guri i Zi. Furnizimi me energji elektrike është normal përveç ndërprerjes së përhershme në fshatrat e njësisë administrative Pult.

Procesi mësimor ka vazhduar rregullisht në pjesën më të madhe të territorit por në disa shkolla me numër të reduktuar nxënësish. Përjashtim bëjnë shkollat në njësinë administrative Shalë, Pult dhe Shosh, ku procesi është ndërprere tërësisht me ndonjë përjashtim të vogël. Në të gjithë territorin e Bashkisë Vau Dejës për momentin ka reshje dëbore. Njësia Administrative Bashkia Vau Dejës (qendër): Nuk ka probleme për sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm. Në gjithë fshatrat e Bashkisë Qendër ka energji elektrike.

Qendrat shëndetësore dhe shkollat funksionojnë normalisht. Trashësia e dëborës në qytetin Pukë ka arritur deri 60 cm dhe temperatura të ulëta deri në – 5 gradë e cila ka krijuar vështirësi, në rrugët lidhëse brenda qytetit si dhe rrugët e lagjeve periferike. Po punohet me 1 mjet borëpastruese. Qarkullimi i mjeteve kryhet vetëm me zinxhirë. Rrugët e fshatrave që lidhen me qendrën e Njësisë Administrative Gjegjan janë të bllokuara, pasi trashësia e dëbores është 40-50 cm. Shkollat kanë pezulluar mësimin deri në një njoftim të dytë.

Lexoni dhe kete

POLICIA: PELEGRINAZHI NE KISHEN E “SHNA NDOUT” KA KALUAR PA INCIDENTE

Pelegrinazhi i 12 dhe 13 qershorit në kishen e “Shna Ndout” në Laç ka kaluar …