VIJON FESTIVALI I MUZIKES ELEKTRONIKE NE SHENGJIN

Shëngjini është pushtur nga të rinjë të ardhur nga e gjithë bota këtë fillim qershori. Prej dy ditesh në këtë zonë turistik po organizohet festivali ndërkombëtare i muzikes elektronike Unum, i cili ka tërhequr mjaft vemendje.

Të shumta janë turistet e huaj që kanë ardhur për të ndjekur këtë festival në të cilin po përformojnë më shumë se 50 dj të huaj. Këtij eventi mbremjen e së shtunës ju bashkua dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i cili tha se të tilla festivale e fusin shqipërinë në axhenden evropiane të muzikes rinore.

Festivali i muzikes elektronike i cili po zhvillohet në zonen e Ranës së Hedhun në Shëngjin ka startuar mbrëmjen e 31 majit e do të vijojë deri me 3 qershor.

Lexoni dhe kete

“MIRËNJOHJA E QYTETIT” PËR HAXHI FEJZI ZAGANJORIN

Myftinia Shkodër dhe Këshilli i Bashkisë Shkodër kanë organizuar pasditën e së premtes ceremoninë e …