Tuesday , 16 August 2022

Vijon operacioni i OSHEE-se ne Lezhe

Ne rrethin e Lezhes vijon operacioni mbi lidhjet e paligjshme të energjisë dhe vjedhjes së energjisë elektrike. Ne nje komunikate per shtyp, efektivet e policise bejne teditur se kanë filluar zbatimin në terren të masave të posaçme për ndërprerjen e abuzimeve me energjinë elektrike, duke identifikuar dhe vënë para drejtësisë autorët e lidhjeve të paligjshme të energjisë dhe vjedhjes së energjisë elektrike. Në vijim të masave të marra, nga data 28.Tetor 014 deri me datën 07 Nentor 2014 janë arritur këto rezultate:  Janë evidentur 28 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, nga rastet e evidentuarate abuzimit me energji elektrike në 19 raste janë biznese dhe 9 raste konsumator familjarë. Nderkaq jane proçeduar 29 shtetas, ku 15 shtetas janë arrestuar, 4 janë shpallur në kërkim dhe 11 të tjere ndiqen në gjendje të lirë, në 1 rast eshte arrestuar edhe 1 faturist i OSHEE.  Policia e Lezhes ka mbështetur OSHEE në 697 aksione, gjate se cilave eshte nderprerë energjia në 169 raste. Nderkohe gjate kesaj situate jane arkëtuar pranë OSHEE, në rrethet Lezhë, Kurbin dhe Mirditë një shumë prej 33.158.566 lek. Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë do të vijojë me vendosmëri masat e marra në kuadër të këtij operacioni të rëndësishëm për vendin, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, apo duke mos paguar për konsumin që kryejnë, qofshin këto biznese, individë apo punonjës të institucioneve dhe të vetë

Lexoni dhe kete

PERPLASEN 2 MOTORÇIKLETA, PLAGOSEN 4 PERSONA

Katër persona mbeten të plagosur, pas përplasjes së dy motorçikletave në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Aksidenti …