Wednesday , 18 September 2019

VIJON OPERACIONI “MARANAJ” PËR PRERJEN E PALIGJSHME TË PYJEVE

Vijojnë aksionet e Policisë Shkodër për parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve. Kështu ka shkuar në 9 numri i shtetasve të proçeduar për krime mjedisore dhe shpërdorim detyre në kuadër të operacionit të koduar “Maranaj”. Operacioni po kryhet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër.

Në nisje të operacionit më 3 shtator janë bllokuar rreth 30 m³ lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme dhe u procedua penalisht inspektori i pyjeve të zones. Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë së Shkodrës, në zbatim të planit të posaçëm në shkallë vendi, kundër informalitetit dhe krimeve mjedisore, ka vijuar operacioni “Maranaj”. Si rezultat i hetimeve të metejshme ka rezultuar se janë të implikuar dhe punonjësit e Bashkive Shkodër dhe Malësi e Madhe si dhe ata të Inspektoriatit të Pyjeve, duke shpërdoruar detyrën, me veprimet apo mosveprimet e tyre.

Në këto kushte janë proceduar penalisht shtetasit e meposhtëm:
Gj. Gj., 57 vjeç, banues në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe, Drejtor i Pyjores, Bashkia Malësi e Madhe.
N. D., 48 vjeç, banues në fshatin Delaj, Malësi e Madhe, Inspektor i ISHMPUT Malësi e Madhe.
P. Gj., 61 vjeç, banues në Stërbeq – Malësi e Madhe, teknik i pyjores Malësi e Madhe.
R. H., 49 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, Teknik Pyjesh, Bashkia Shkodër.
A. L., 47 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Drejtor i Shërbimit Pyjor, Bashkia Shkodër.

Policia njofton se vijon operacioni dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, në Komisariatin Dixhital duke u garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë e të paanshëm.

Lexoni dhe kete

KALIM I PALIGJSHËM I KUFIRIT, ARRESTOHEN 2 SHTETAS

Policia e Shkodrës ka parandaluar dhe goditur një tjetër rast të tentativës për dhënie ndihmë …