Thursday , 20 February 2020

VIJON PASTRIMI I KANALEVE KULLUESE

Sipas planit të veprimit të miratuar nga Bashkia e Shkodrës për vitin 2019, vijon puna për pastrimin e rrjetit të kanaleve kulluese në territor. Aktualisht, po punohet edhe në Njësinë Administrative Guri i Zi, ku janë planifikuar të pastrohet 18.300 metër linear.

Deri në këto momente, janë pastruar 4.300 metër linear në fshatrat Rrenc dhe Vukatanë. Gjithashtu, po punohet në pastrimin e kanaleve të dyta e të treta, tek të cilat nuk është ndërhyrë pastrimin e tyre që prej 30 vitesh. Në Vukatanë, është planifikuar pastrimi total i rrjetit të kanaleve të treta.

Me përfundimin e këtij proçesi do të përfitojnë direkt bujq dhe fermerë të një zone, siç është Vukatana, e njohur për produktet e saj cilësore dhe që tregtohen në territorin e Bashkisë së Shkodrës.

Lexoni dhe kete

KORONAVIRUSI I RI, KONTROLLE NE PORTIN E SHENGJINIT

Të gjitha anijet që vinë nga vendet përëndimore për tu përpunuar në portin e Shëngjinit, …