Wednesday , 18 July 2018

VIJON PUNA PER HAPJEN E RRUGES NE THETH

Bashkia Shkodër prej disa ditësh po punon për zhbllokimin e rrugës së Thethit. Kjo rrugë ka një trashësi bore mbi 2 metër në shtratin e saj. Vetë kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ndoqi nga afër punën që po kryhet për zhbllokimin e rrugës në aksin Qafë-Thore-Theth. Ajo tha se kemi bashkëpunuar me ministrinë e mbrojtjes, ndërsa aksioni po drejtohet nga stafi i emergjencave pranë Bashkisë Shkodër.

Pavarësisht se segmenti Bogë-Thore nuk është në administrimin e saj, Bashkia e Shkodrës ka nisur pastrimin dhe deri në Qafë Thore janë 4.5 km rrugë me një shtresë bore 1 metër. Si pasojë e ortekëve në disa pjesë trashësia e borës është edhe 5-6 m.

Lexoni dhe kete

MUNGESA E TERMINALIT, AUTOBUSET PARKOJNE NE MES TE QYTETIT

Sezoni turistik rrit numrin e turistëve në qytetin e Shkodrës. Shumë turistë vijnë nga vende …