Pas shembjes së konviktit të shkollës profesionale “Kolin Gjoka” dhe shkolles 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” në Lezhë po vijon puna për shembjen e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019.
Prej dy ditësh eskavatoret janë vendosur në lagjen në lagjen “Besëlidhja” për shembjen e 4 objekteve të shpallura të pabanueshem në këtë zonë.
Banoret e konsiderojnë të vonuar ndërhyrjen, ndërsa ka pretendime se vleresimi i dëmëve në këto pallate nuk është bërë siç duhet dhe se e kanë humbur shpresen për rindërtimin brenda një kohë të shpejtë.
Shembja e objekteve të dëmtuara nga tërmeti në Lezhë ka nisur prej gati dy javesh dhe se i gjithë proçesi është parashikuar të mbyllet brenda dy muajsh, për ti hapur rrugë rindërtimit.