Vijon të përmirësohet situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër. Ka rënë në 1625 hektarë sipërfaqja totale e përmbytur. Në njësinë Ana e Malit, në rrugën e Obotit, niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 30 cm (kalohet me makina të larta).
Ujësjellësi Oblika 1, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 550 Ha.
Në njësinë Dajç, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 600 Ha. Rruga kryesore e fshatit Darragjatit është e kalueshme me mjete të ulëta.
Në njësinë Velipojë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, ndërsa në njësinë Guri i Zi vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit.
Në njësinë Bërdicë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 15 Ha. Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës. Në njësinë Rrethina, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 450 Ha.
Ndërkohë, Bashkia Shkodër vijon të kërkojë mbështetje me bazë ushqimore, një sasi prej 300 ton për gjënë e gjallë (koncentrat) për njësitë Ana e Malit, Dajç dhe Rrethina.