Thursday , 25 February 2021

VIJON TË PËRMIRËSOHET SITUATA E PËRMBYTJEVE NË SHKODËR

Vijon të bie sipërfaqja e përmbytur në territorin e Bashkisë Shkodër. Nën ujë janë 2800 hektarë tokë. Gjithsesi, në njësinë Ana e Malit, rruga e Obotit është e bllokuar. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 50-60 cm (kalohet me makina ushtrie). Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha.

Në njësinë Dajç, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darragjat është e bllokuar. Ka prezencë uji rreth 100 cm. Rruga kryesore e fshatit Darragjatit është e kalueshme vetëm me mjetet e tonazhit të lartë.

Në njësinë Velipojë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha. Në njësinë Guri i Zi vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit. Në njësinë Bërdicë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 150 Ha.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme. Në njësinë Rrethina, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 550 Ha.

Bashkia njofton se këtë të premte në mbështetje të Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë “Për ngritjen e komisionit për evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet për periudhën Janar-Shkurt 2021”, ka filluar puna për evidentimin e dëmeve në zonat ku ka tërheqje të ujit, konkretisht në Nj.Administrative Bërdicë, Nj.Administrative Velipojë dhe Lagjen Nr.1 (zona e livadheve).

Lexoni dhe kete

TJETËR INVESTIM I BASHKISË SHKODËR NË INFRASTUKTURËN RRUGORE

Bashkia e Shkodrës vijon realizimin e investimeve të parashikuara në buxhetin e saj. Vëmendja është …