Friday , 22 January 2021

VIJON TE PERMIRESOHET SITUATA NE ZONAT E PERMBYTURA

Situata në zonat e përmbytura të Bashkisë Shkodër vijon të njoh përmirësim. Sipas njoftimit të bashkisë sipërfaqja totale nën ujë ka arritur në mbi 3740 Ha. Pra, uji largohet nga të tjera toka bujqësore në zonat e përmbytura. Por, në Njësinë Administrative Dajç ka 1415 ha tokë bujqësore nën ujë. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit. Rruga Shirq-Darragjat është e bllokuar ndërsa rruga Belaj-Rrushkull kalohet me makina ushtrie. Problem paraqitet edhe Lagjia Mazija përsa i përket kalimit. Kanë rënë disa shtylla të energjisë elektrike në rrugën e Dajçit. Janë mbi 150 shtëpi te rrethuara nga uji. Nevojiten furnizimi me ujë te pijshëm për banorë, 1000 pako ushqimore dhe nevoja minimale ditore prej 20 t baze ushqimore per gjënë e gjallë. Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me ujë të pishëm, pako ushqimore dhe 22.7 t bazë ushqimore për gjënë e gjallë për fshatin Mushan, 3.75 t në Belaj, 4.8 t Samrisht i Ri dhe 3 t Rrushkull.

Bashkia Shkodër po punon për rivënien në punë të pompave të ujësjellësit në Dajç. Në Njësinë Administrative Ana e Malit ka 1200 ha. Ujësjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2 janë jashtë funksionit. Janë 160 shtëpi të rrethuara nga uji. Nevojiten:furnizimi me ujë te pijshëm për banorët, 250 pako ushqimore,130 palë çizme të gjata, 130 thasë miell për banorët e zonave të prekura dhe baza ushqimore për gjënë e gjallë. Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me 1400 bidona ujë të pishëm dhe një bot 12 000 l , me pako ushqimore dhe 8 t koncentrat bazë ushqimore për gjënë e gjallë. Në Njësinë Administrative Bërdicë janë mbi 600 ha tokë e përmbytur. Stacioni i pompave të Ujësjellësit në Trush si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit. Janë 20 shtëpi të rrethuara nga uji. Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me ujë të pishëm, pako ushqimore dhe 11 t bazë ushqimore për gjënë e gjallë në fshatrat Trush, Bërdicë e Sipërme, Bërdicë e Madhe dhe Bërdicë e Mesme për 65 familje me 4875 krerë. Në Njësinë Administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 340 Ha tokë.

Në fshatin Ças paraqiten probleme në argjinaturë. Kërkohet ndërhyrje e specializuar. Janë shfaqur edhe problematika në komunikim në mes banorëve për shkak të ndërprerjeve të transmetimit në disa kompani telefonike. Janë 15 shtëpi të rrethuara nga uji. Bashkia Shkoder ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me 625 bidona ujë të pishëm, pako ushqimore dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë. Në Njësinë Administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë. Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 115 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 30 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre. Nevojat për bazë ushqimore , për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë immediate. Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Lexoni dhe kete

ADEMI: MUNGON BAZA USHQIMORE PËR GJËNË E GJALLË

Me anë të një postimi në facebook, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka reaguar për …