VIJON TE PERMIRESOHET SITUATA NE ZONAT E PERMBYTURA

Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës vijon te permiresohet. Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura sipërfaqja totale ka arritur mbi 3670 Ha. Ne Njësia Administrative Dajç: 1415 ha , ka rritje të nivelit me 20 cm sipas Hidrometrit të Dajçit. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit. Rruga Shirq-Darragjat është e bllokuar ndërsa rruga Belaj-Rrushkull kalohet me makina ushtrie.Problem paraqitet edhe Lagjia Mazija përsa i përket kalimit. Janë mbi 150 shtëpi te rrethuara nga uji. Nevojiten: furnizimi me ujë te pijshëm për banorët, pako ushqimore dhe nevoja minimale ditore prej 20 t baze ushqimore per gjënë e gjallë.

Njësia Administrative Ana e Malit: 1200 ha , ka rritje të nivelit të ujit. Në fshatin Obot kalimi bëhet i mundur me varka ndërsa në Lagjen Goricë kalimi bëhet i mundur vetëm me mjete të larta. Ujësjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2 janë jashtë funksionit. Janë 177 shtëpi të rrethuara nga uji. Nevojiten:furnizimi me ujë te pijshëm për banorët, pako ushqimore,130 palë çizme të gjata, 130 thasë miell për banorët e zonave të prekura dhe baza ushqimore për gjënë e gjallë. Stacioni i pompave të Ujësjellësit në Trush si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit. Bashkia Shkodër po punon për rivënien në punë të stacionit të ujësjellësit. Janë 20 shtëpi të rrethuara nga uji. Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 340 Ha tokë.

Në fshatin Ças paraqiten probleme në argjinaturë. Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë Në zonën e Livadheve (Nj.ad.Rrethina) janë 40 shtëpi të rrethuara nga uji. Në njësinë administrative Gur i Zi gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës është evidente. Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 115 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 30 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre. Deri tani jane 27 persona të akomoduar në konvikt.

Lexoni dhe kete

“FESTA E VELIPOJËS 2020”

Bashkia Shkodër ka organizuar këtë të shtunë “Festën e Velipojës 2020”. Një aktivitet që kishte …