VIJON TË RRITET NUMRI I PERSONAVE ME KORONAVIRUS

Deri tani në Shqipëri numërohen 123 të infektuar me koronavirusin COVID-19. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 19 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, teksa janë kryer 74 testime.

Deri në këto momente janë testuar 930 raste të dyshuara, ndërkohë këtë të marte është shënuar viktima e pestë me COVID-19 në Shqipëri.

Një 49-vjeçar nga Tirana ndërroi jetë, ndërsa vuante edhe nga diabeti mellitus dhe ishte prej 10 ditësh në terapi intensive.

Lexoni dhe kete

NDALIMI I LËVIZJEVE, 25 DREJTUES MJETESH SHKELIN URDHËRIN

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë evidentuar 25 drejtues mjetesh që …