Tuesday , 16 January 2018

VIJON ZJARRI NE OROSH TE MIRDITES

Zjarri i rënë prej disa ditesh në zonen e Oroshit në Mirdite vijon ende. Gjatë pasdites të së martes flaket ju afruan zones së banuar duke vënë në rrezik disa banesa dhe shkollen 9-vjeçare. Kjo situate vuri ne alarm autoritetet. Për të izoluar zjarrin ndërhynë forcat dhe mjetet e shërbimit zjarrfikes, punonjesit e bashkisë, forcat e pyjores, automjteti zjarrfikes i ushtriseë dhe i tunelit të Kalimashit.

Duke parë që situata po përkeqsohej kjo e favozuar dhe nga era e forte emergjencat civile në Lezhë kërkuan që të ndërhyhet nga ajri. Në oret e pasdites në zonë mbërriti 1 helikopter i cili ndërhyri për shuarjen e zjarrit. Pas një pune intensive vatrat e zjarrit janë izoluar rreth ores 20:00 të mbremjes së kaluar, por pa u shuar plotësiosht.

Si pasoje e zjarrit është djegur një siperfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pyll pishe. Ndërkohe që sipas të dhënave zjarri i rënë diten e djeshme në masivin pyjor të fshatit Rreth i Eperm në Mirditë është shuar plotesisht në oret e mbremjes të së martes.

Lexoni dhe kete

RRUGA E TOROVICES, FRROKAJ BIND RAMEN

Darka e së premtes e Kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj me Kryeministrin Edi Rama, i …