Katër persona kanë ndërruar jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës, pasi ishin të infektuar me koronavirus.
Viktimat ishin të shtruar në pavijonin e Reanimacionit, në sektorin e përcaktuar për personat e prekur me koronavirus. Kështu shënohen të vdekurtit e parë nga Covid në spitalet rajonale.
Nga ana tjetër drejtuesit e Spitalit Rajonal të Shkodrës shprehen se gjëndja në këtë spital është e qëndrueshme pasi nuk janë ezauruar gjitha kapacitet spitalore. Duke qenë se Spitali Rajonal i Shkodrës në repartet e dedikuara për të sëmuret me COVID-19 ka një kapacitet prej 90 shtretërish.
Aktualisht në repartin Covid të Shkodrës janë të shtruar 20 pacientë disa prej tyre në gjendje të rëndë. Burime nga spitali i Shkodrës bëjnë me dije se 7 nga ta po trajtohen në reaminacion dhe një prej tyre është i intubuar.
Sa i përket 4 personave që humbën jetën të gjithë ishin mbi 80 vjeç dhe me sëmundje bashkëshoqëruese. Ata prej 4 ditësh ishin në intubim dhe nuk ia dolën dot të mbijetonin.