Saturday , 25 November 2017

“VILUNI BEACH”, LENDA NARKOTIKE TRANSPORTOHEJ NGA VLORA

Lënda narkotike prej 1.5 tonesh që u sekuestrua në zonën e Vilunit në plazhin e Velipojes dyshohet se u transportua nga Vlora për në Velipojë, ndërsa destinacioni ishte Italia. Goditja e policise ndodhi pas mberritje te se furgonit tip fiat me targa AA 388 ME ne hotelin e boshatisur ku edhe nisi shkarkimi i lëndës narkotike për ta depozituar atë e më pas kanabisi pritej që gjatë natës të nisej për t’u transportuar në Itali me gomone.

Drejtori i Policisë së Shkodrës, Gjovalin Loka deklaroi se operacioni u realizua nga drejtoria në varësi të tij, por burime nga grupi hetimor pohojnë se jot ë gjithë efektivet e policise se Shkodres ishin në dijeni të këtij operacioni ndërsa ishin forcat operacionale te Shkodres në bashkëpunim me atë të Tiranës dhe disa drejtues të komisariatit te Shkodres ato që bën të mundur shkatërrimin e grupit kriminal. Gjatë lëvizjes se furgonit, kanë qënë patrullat e Shkodres por pa ditur arsyen e monitorimit te automjetit. Në momentin që droga po shkarkohej nga furgoni për në bodrumin e hotelit në Vilun Forcat speciale ndërhynë.

Policia kishte rënë prej 24 oresh në gjurmët e trafikantëve pas përgjimeve, ndërsa u vërtetua dyshimi per lidhje me policinë. Pas vështirësisë në Jug të vendit, tashmë trafikantët po tentojnë që të trafikojnë kanabisin drejt Italisë nga zona e Shëngjinit dhe Velipojës, por gjithçka ka mbetur në tentativë pasi janë bllokuar dhe arrestuar.

Lexoni dhe kete

GRABITET NJE SUPERMARKET NE LEZHE

Një supermarket është grabitur në rrugen e “Shtrausit” në Lezhë. Ngjarja ndodhi rreth ores 19:00 …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin