Thursday , 22 February 2018

VIROZAT, FLUKS FEMIJESH NE URGJENCEN PEDIATRIKE

Virozat e stines kanë sjellë fluks fëmijesh në urgjencen pediatrike të spitalit rajonal të Lezhës.Mbi 50 fëmijë të moshes nga 0 deri në 14 vjeç paraqiten çdo ditë në urgjencë për ndihmë mjekësore.Temperatura e lartë dhe kolla janë sintomat që paraqesin fëmijet e prekur, ndërsa shefi i repartit të pediatrisë Mark Marku bën të ditur të ditur se spitali i Lezhës e ka kapacitetin e duhur për të përballur këtë fluksin.

Marku shton se fëmijet që nuk janë vaksinuar rrezikojnë të preken nga fruthi, ndërkohe që sipas tijë fatmiresisht në Lezhë nuk ka patur raste të tilla.

Fluksi i fëmijeve të prekur nga virozat pritet që të jetë gjithnjë në rritje, ndërsa bluzat e bardha këshillojnë fëmijet që të qëndrojnë në ambjente të ngrohta dhe të përdorin sa më shumë lëngje.

Lexoni dhe kete

NDIHMA DHE USHQIME PËR SHTËPINË E FËMIJËS 6–16 VJEÇ NË SHKODËR

Ambasada Kineze në vendin tonë ka dhuruar këtë të hënë disa ushqime dhe ndihma të …