Sunday , 27 September 2020

VITI I RI SHKOLLOR, ADEMI: FORMULARI I VETËDEKLARIMIT NUK ËSHTË GARANCI

Viti i ri në arsimin parauniversitar, ka startuar edhe në Bashkinë e Shkodrës. 18151 nxënës janë ulur në bankat e dijes, për të nisur një vit shkollor jo të zakonshëm. Në qendër të vëmendjes janë masat anti-Covid, të cilat janë janë zbatuar nga personeli mësim-dhënës i angazhuar për këtë qëllim.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, ka qenë e pranishme në nisjen e vitit të ri shkollor në gjimnazin “Jordan Misja”. Shkolla i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë, që do të pasohet edhe me një fazë të dytë në vijim…

Drejtorja e gjimnazit “Jordan Misja” Diana Ndreu, është shprehur e kënaqur për kushtet në të cilat nis ky vit shkollor, pas rikonstruksionit të kryer. Kushtet e distancimit social, ato higjeno sanitare, janë optimale, duke krijuar më shumë siguri në kushtet që nis mësimi.

Kryebashkiakja Ademi, ka uruar vitin e ri shkollor, duke bërë thirrje për respektim të masava anti Covid, duke shtuar se Bashkia e Shkodrës do të jetë në mbështetje të vazhdueshme për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Lexoni dhe kete

ZHVENDOSJA E KIOSKËS NGA PEDONALJA E SHKODRËS

E vendosur prej kohësh në pedonalen e Shkodrës, këshilltarët e këshillit bashkiak Shkodër, kërkojnë zhvendosjen …