Viti i ri 2021 ka kaluar në qetësi në pjesën më të madhe të vendit, natyrisht edhe në Shkodër.
Kjo edhe për shkak të kufizimit të lëvizjeve pas orës 20:30. Kësisoj, edhe situata në spitalin rajonal të Shkodrës ka qenë e qetë dhe nuk ka pasur raste të rënda.
Mjekja e urgjencës pranë spitalit, Xheneta Alija, thotë se ka pasur vetëm 2 – 3 raste nga aksidentet, pa dëme të rënda.
Në këtë situatë të qetë kanë ndikuar mungesa e festimeve në qytet, siç ka ndodhur vitet e tjera.