VITI I SKENDERBEUT, LEZHA NE QENDER TE VEMENDJES

2018 i cili është shpallur nga Qeveria Shqiptare si viti i Skëndërbeut, e sjell Lezhën në qender të vemendjes, kjo për faktin se dhe vendvarrimi i heroit tonë kembëtar ndodhet në këtë qytet.Në kuader të këtij viti jubile i cili përkon me 550 vjetorin e vdekjes së Skëndërbeut, Bashkia Lezhë ka planifikuar një sërë aktivitetesh që do të organizohen gjatë gjithë vitit.Ky fakt është bërë i ditur nga Përgjegjësi i Trashegimise Kulturore në Bashkinë Lezhë Paulin Zefi.

Zefi shton se këtë vit pritet të nisë dhe ndërhyrja për restaurimin e memorialit, ndërkohe që është parashikuar dhe ndërtimi i shtatores së Skëndërbeut e cila do të vendodet në sheshin “Gjergj Kastrioti”.

Per realizimin sa më mirë të aktiviteve për vitin e Skëndërbeut Bashkia Lezhë, kërkon dhe mbështetjen e Qeverisë Shqiptare.

Lexoni dhe kete

ANGJELIN NENSHATI, DESHMITAR MES DY KOHEVE

Muzeu “Marubi” ka organizuar pasditën e së premtes hapjen e ekspozitës retrospektive kushtuar fotografit të …