Friday , 22 January 2021

VIZITA E KRYEMINISTRITE RAMA, BLINDOHET SPITALI

Vizita e kryeministritë Edi Rama në qytetin e Shkodres është shoqëruar me masa të rrepta sigurie si asnjwherw tjetwr. Fillimsiht shefi I qeverise ka vizituar spitalin rajonal të Shkodres I cili ishte rrethuar me forca të shumta policie dhe gardistë, madje edhe duke ruajtur lartësitë e tij. Shkak i këtyre masave ishin informacionet e policisë së Shkodres se kryeministri Rama mund të qëllohej me vezë, dhe për të parandaluar cdo lloj skenari garda ishte e pajisur edhe me cadra në rast të ndonjë sulmi të mundshëm. Kryeministri pa nga afër disa prej investimeve të përfunduara dhe të tjera që janë në proçes si reanimacioni i pediatrisë, paliativi, reparti kirurgjisë, imazheria dhe dhomën diabetike. Ndërsa Rama njihej me këto investime, në mjediset e jashtme të spitalit pacientet dhe të afërmit e tyre të cilët nuk u lejuan ti afroheshin kryeministritë paraqiten një tjetër panoramë të shendetsisë. Një paciente e cila vuan nga kanceri I gjirit I kujtoi kryeministritë Rama se se plot 300 euro i kushton medikamenti që i duhet të marrë për të luftuar këtë semundje të rëndë ndërsa shendetsia falas është thjesht një premtim i cili nuk po gjen zbatim.

“Z.Kryeministër të bëjmë thirrje mos thuaj shëndetësia falas. Këtu në Shkodër të gjitha ilaçet jemi duke i blerë me lekë Z. Kryeministër. Të bëjmë thirrje ose na jep dorën ne ose na mbyt më mirë.300 euro një hap jam duke e blerë për sëmundjen e gjirit. Çfarë është kjo? Ti thua që janë ilaçet falas. Cilat ilaçe janë falas Z.kryeministër? Një gjilpërë jam duke e marrë 300 euro. Verë dorën në zemër Z.Kryeministër për popullin shqiptar ose mos hajde hiç për të na parë. Hiç mos hajde.”

Pas spitalit, kryeministri i është drejtuar kinema Millenium në Shkoder për tu takuar me anëtarët socialist dhe më pas në turin “Të pastrojmë Shqipërinë”.

Lexoni dhe kete

PËRMBYTJET, REAGON EDHE PD SHKODËR

Për situatën e përmbytjeve në Bashkinë Shkodër ka reaguar edhe kreu i PD Shkodër, Xhevdet …