Sunday , 27 September 2020

VIZITA E RAMËS NË BY-PASSIN E SHKODRËS, REAGON PD SHKODËR

Pas vizitës së kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në Shkodër, teksa u ndal edhe në By-passin e këtij qyteti, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike dega Shkodër.

Kryetari i saj, Xhevdet Amuli, thotë se by-passi në 8 vite të qeverisë Rama nuk gjeti zhvillim, duke lënë me vite me radhë vetëm grumbuj zhavori.

“Pasi shkatërroi ekonominë me platformën më të keqe qeverisëse që ka parë ndonjëherë vendi ynë me taksat më të larta në rajon e me shërbimet më të dobëta, Edi Rama me nga 3 policë për metër katrorë gjeti forcën të vinte në Shkodrën, që për 8 vite e ktheu 80 vite mbrapa në kohë. Edhe kësaj here erdhi për të mbushur me gënjeshtra qytetarët dhe të gjithë ata që e dëgjojnë.

Bypass-i që ka filluar punimet që në vitin 2011, si një investim i qeverisë së asaj kohe për qytetin e Shkodrës, në 8 vite të qeverisë Rama nuk gjeti zhvillim, duke lënë me vite me rradhë vetëm grumbuj zhavori.

Sot, vetëm pak muaj nga zgjedhjet Edi Rama premton përfundimin e Bypass-it si dhe mbylljen e letrave për shpronësimet. Nuk është vetëm rruga e Bypass-it që ka këtë problem, e njëjta problematikë është edhe për rrugën Shkodër-Velipojë, që po prap ka hasur probleme me shpronësimet, jo vetëm kaq por ka familje që janë prekur nga projekti dhe nuk janë të përfshira në listën e shpronësimeve.

Është fatkeqësi që në 2020 ende diskutohen shpronësimet si një problematikë shtetërore dhe për shuma qesharake për qeverinë lihen pa përfunduar këto dy projekte.

Edi Rama, mos u mundo të fajësosh askënd! Ti vetë punove për humbjen që do të marrësh në 25 Prill 2021!” – shkruan në deklaratën e tij për mediat kreu i PD Shkodër, Xhevdet Amuli.

Lexoni dhe kete

“NËSE KA VULLNET POLITIK, SHQIPËRIA MUND TË KETË ZGJEDHJE TË LIRA”

Nga Shkodra, ambasadori britanik në vendin tonë, Duncan Norman, deklaroi se nëse ka vullnet politik, …