Friday , 15 November 2019
Breaking News

Vjedhja e automjeteve, problem ne Lezhe

Vetem gjate mbremjes se te henes 2 automjete jane vjedhur ne lagjen gurra te qytetit te lezhes duke rritur akoma me teper pasigurine e qytetareve. Vjedhjet jane kryer ndersa policia monitoronte zonen, por nuk ka mundur te identifikoje hajdutet qe jane larguar serish te pashqetesuar. Ky fenomen eshte kthyer ne shqetesimin e lezhjaneve, por inspektoret e policise kane humbur nuhatjen e tyre per te parandaluar pershkallzimin e ketyre vjedhjeve qe arrijne ne 14 vetem gjate 2 muajve te fundit.

Keto vjedhje ka rritur pasigurine e qytetareve te lezhes, sipas te cileve policia nuk po ben punen e saj.

Vetem gjate janarit te ketij viti ne lagjen gurra jane vjedhur 4 automjete, ne bllokun e pallateve prane stadiumit 2 automjete, ne lagjen beselidhja 2 automjete, por asnje person nuk eshte ndaluar per keto vjedhje. Nuk mungojne edhe rastet e filmimeve te ketyre vjedhjeve, te cilat po analizohen ne policine shkencore, ndersa veprimet nuk jane ato te zakonshme me ndezjen e ketyre makinave, pasi ato thjesht rimorkohen nga hajdutet qe me pasi dergojne ne te tjera vende.

 

 

 

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET 53-VJEÇARI NË SHKODËR

Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të rëndë në familje, duke arrestuar në flagrancë …