VJEDHJE E ENERGJISE, OSHEE PROÇEDON 14 ABONENTE NGA SHKODRA

OSHEE ka kapur ‘mat’ në vjedhje 14 abonentë, për të cilët ka bërë edhe padi. Në vijim të kontrolleve në kuadër të konsolidimit të disiplinës në konsumin e energjisë elektrike dhe reduktimit të mëtejshëm të nivelit të humbjeve joteknike, OSHEE ka konstatuar personat që vidhnin energjinë elektrike. OSHEE ka bërë të ditur se kontrollet në katër ditët e fundit bënë të mundur kapjen dhe procedimin në policinë e shtetit të 14 abonentë me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike përmes skemës: Furnizim me linjë të dytë, Rilidhje e paligjshme dhe Pa kontratë, vjedhje.
Abonentët e proceduar janë kryesisht nga Shkodra, pjesa ish-komunave, si dhe dy raste i takojnë Lezhës.
“Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike shpreh vendosmërinë për të mos toleruar asnjë rast të vjedhjes dhe abuzimit me energjinë elektrike. Çdo konsumator i cili për arsye të ndryshme ka neglizhuar në të shkuarën pagesën e energjisë duke akumuluar borxh të konsiderueshëm, ka mundësinë që të përfitojë nga skemat lehtësuese të shlyerjes së detyrimeve me këste mujore”, – ka njoftuar OSHEE.

Lexoni dhe kete

URIMET DHE VIZITAT PER FESTEN E FITER BAJRAMIT

Mbarësi dhe më shumë paqe e dashuri në familje. Ky ka qenë urimi kryesor i …