Friday , 30 October 2020

VJEDHJE NE KISHEN FRANÇESKANE NE SHKODER

Një ngjarje e turpshme është regjistruar në qytetin e Shkodrës, teksa është kryer një vjedhje në Kishën Françeskane, si dhe janë dëmtuar disa objekte kulti fetar. Por, si shkak i punës së strukturave të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi: K. Arra 26 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Shkodër, i dënuar dhe më parë për “Vjedhje”. Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i tij u bë pasi në Kishën Françeskane, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, ka vjedhur një sasi lekësh, si dhe ka dëmtuar disa objekte të kultit fetar me vlerë të kësaj Kishe. Një ngjarje e tillë pohohet edhe nga përgjegjësi i kishës së fretnëve, Padër Aleksandër Tanushi.

Ai e pranon se ka pasur dëmtime të objekteve.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Vjedhje” dhe “Shkaterrimi i veprave kulturore”.

Lexoni dhe kete

SHKODRA NË ‘DAREN’ E KRIMEVE TË PA ZBULUARA

Rajoni i Shkodrës dy muajt e fundit ka qenë i përfshirë në ngjarje të rënda …