Wednesday , 24 July 2019

VJEDHJET SHQETESIM NE TRESH TE LEZHES

Vjedhjet janë kthyer në shqetësim për banoret e fshatit Tresh në Njesinë Administrative të Zejmenit në Lezhë. Hajdutet veprojnë gjatë oreve të natës dhe në shenjester të tyre më së shumti janë kafshet, ndërsa sëfundmi kanë vjedhur dhe koshore bletesh. Në këto kushte banoret thonë se ndihen mjaft të frikësuar dhe situata e krijuar po detyron të rrin zgjuar gjatë natës për të mbrojtur pronen e tyre.

Banoret dyshojnë se hajdutet jetojnë pranë zonës së tyre dhe kanë informacion mbi fermeret dhe ato çfarë posedojnë. Ndërkohë Policia e Lezhës në vazhdimësi arreston përsona të ndryshem për vjedhje, por që në shumë raste lihen të lire nga organet e drejtësisë, duke u bërë përsërites të së njejtes veper penale.

Lexoni dhe kete

KATASTROFAT NATYRORE, TAKIM SHQIPËRI – MALI I ZI

Katastrofat natyrore kanë bërë bashkë në një takim përfaqësues të Shqipërisë dhe Malit të Zi, …