Wednesday , 19 December 2018

VJEN EDHE RENATO MALOTA, VLLAZNIA MERR FORMË

Mbrëmja e së mërkurës ka sjellë një tjetër suprizë nga ekipi i Vllaznisë. Kuqeblutë kanë zyrtarizuar një tjetër blerje, pikërisht atë të mbrojtësit Renato Malota. Lezhjani 28 vjeçari ka firmosur kontratën e re me klubin shkodran, kontratë që do ta lidhë atë deri në fund të këtij sezoni, me opsion shtyrjen e saj edhe për sezonin e ardhshëm. Të gjitha palët duken të kënaqura me arritjen e kësaj marrëveshje. Blerja më e fundit e saj, Renato Malota, në një prononcim të bërë për faqen zyrtare të klubit është shprehur se arriti të realizojë një ëndërr të tij, atë të veshjes së fanellës kuqeblu të njërës prej skuadrave më me emër të futbollit shqiptar dhe po ashtu, të një skuadre që ka një ndër tifozëritë më të zjarrta.

Ndërkohë i pyetur nëse do të ketë ndonjë problem përshtatje me lojtarët e tjerë të repartit të mbrojtjes, ai është shprehur se fillimi mund të jetë i vështirë por sipas tij, do të mundohen të përshtaten sa më shpejt, për të bërë më të mirën për skuadrën. Po ashtu, sipas Malotës, me afrimet e bëra së fundmi, skuadra do të ngjitet në vendin që i takon të jetë. Ish- mbrojtësit të Partizanit, nuk i ka pëlqyer të bëjë ndonjë premtim për tifozërinë por ka deklaruar se bashkë me futbollistët e tjerë do të bëjë më të mirën e mundshme që Vllaznia të jetë në lartësinë e duhur në të gjitha ndeshjet e saj. Natyrisht që tashmë pritet një ecuri ndryshe e kësaj skuadre.

Trajneri Gjoka padyshim që do të jetë i kënaqur sepse ia doli të plotësojë kërkesat e tij për merkaton duke blindur si repartin e mbrojtjes ashtu edhe sulmin. Ardhja e Malotës, Mersinit, Berishës dhe Sukajt, ka bërë që Vllaznia të jetë një nga ekipet më aktive në merkaton e janarit dhe tashmë skuadra ka marrë një formë krejt tjetër.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA “HEQ QAFE” EDHE APOLONINË, E MUND 6-1

Tjetër fitore për ekipin e Vllaznisë së femrave në kampionat, duke mundur një tjetër pretendente …