Friday , 27 November 2020

VJERDHA: TË HËNËN RIKTHEHEM NË PUNË

Nga e hëna, Fuat Vjerdha do të kthehet në krye të Gjykatës së Apelit të Shkodrës për të nisur nga puna me dhjetëra dosje. Gjykatësi Vjerdha deklaroi se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e ka bërë për të vuajë për plot 16 muaj, të cilat i ka numëruar me padurim për të nisur nga puna me pasionin që e ka shoqëruar në këto vite.

Por ka pasur në krah miq dhe familjarë dhe qindra qytetarë të Shkodrës të cilët me anë të një peticioni drejtuar KPA kërkuan rikthimin e tij në organet e drejtësisë.

Vendimin e KPA, Vjerdha e cilëson si një hap që ka rritur besimin e qytetarëve tek Reforma në Drejtësi.

Ai deklaroi se të ardhurat e tij kanë qenë të ligjshme ndërsa theksoi se trupi gjykues që vendosi shkarkimin e tij e cilësoi problem faktin se një shumë parash të përdorura prej tij kishin qenë në emër të të atit.

Lidhur me këtë fakt Vjerdha theksoi se ka jetuar gjatë gjithës jetës me të atin dhe nuk e kishte parë të nevojshme që paratë t’i kalonte me doemos në emrin e tij…

Lexoni dhe kete

MANASTIRLIU: TESTIMET E SHPEJTA DO VIJNË BRENDA DHJETORIT

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga Kuvendi foli për masat që janë marrë në këtë …