VLAHUTIN E GJONAJ INAGUROJNE BURGUN E REÇIT

Nuk u diskutuan ne asnje moment prangosja e peshqve te medhenj e aq me pak akuzat se burgu i Reçit kishte sherbyer si punesim per dhjetra militante. Perkundrazi ne diten e perurimit te tij moren pjese personalitete te huaj dhe shqiptare mes te cileve Ministrja e Drejtesise Etilda Gjoni dhe Ambasadorja e Be ne Shqiperi Romana Vlahutin, folen per nje investim te rendesishem , me cilesi i cili garanton jo vetem inftastrukture por mbi te gjitha siguri dhe respektim te te drejtave te njeriut.

Investimi kap shifren 14 .3 milion financim nga Bashkimi Europian ndersa ministrja Gjoni theksoi se nuk ka patur asnje lidhje nepotike ne punesimin . Ministrja foli edhe rreth pezullimit te 200 punonjesve ne burgjet shqiptare te cilet kane rezultuar me shkelje. Teksa theskoi se do shtohen masat antikorrupsion brenda burgjeve. Etilda Gjonaj tha se ky burg do sherbente jo vetem si nje vend ku te denuarit te vuajne denimin por edhe si nje qender rehabilitimit ku brenda 25 mije kateror te ketij territori, te denuarit te kene mundesi te punojne te ndjekin kurse profesionale dhe rikthimi ne shoqeri ti gjeje ato qytetar te denje.

Mund te jete nder aktivitetet e fundit ku Ambasadorja e BE se Romana Vlahutin merr pjese ,e megjithate perurimin e Burgut te Reçit e ka konsideruar nje realizim te rendeishem te nje projekti te cilin vete ajo e kishte aq perzemer. Ajo tha se Bashkimi europian nuk ka ne thelb ndertesat e bukura por funksionalitetin e tyre.Ne fjalen e saj ajo iu rikthye diskutimeve per çeljen e negociatave , ku theksoi se hapja e tyre varet nga rezultatet e reformave dhe veprimi i institucioneve.

Ajo vuri theksin tek reforma ne drejtesi , forcimi i sherbimeve ne fusha qe lidhen me te fushat e te drejtave te njeriut dhe lufta ndaj korrupsionit. Ajo tha se investimi ne burgun e Reçit i vjen ne ndihme dhe Bashkise se Malesise se Madhe pasi ka 400 te punesuar.

Lexoni dhe kete

THETHI ME FLUKS TURISTESH  KETE SEZON VEROR

Ky sezon turistik ka njohur një numër të lartë turistësh, sidomos në fundjava, në zonën …