Tuesday , 18 February 2020
Breaking News

VLASHENT SATA, KONCERT NË TEATRIN “MIGJENI”

Këngëtari i mirënjohur Vlashent Sata, Bashkia Shkodër dhe teatri “Migjeni” kanë ndërmarrë një nisëm të veçantë të përbashkët në mbështetje të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, duke organizuar një koncert. “Koncert në Shkodrën e zemrës sime” ka qenë një sukses jo vetëm artistik, por edhe humanitar. Kjo pasi salla e teatrit “Migjeni” ishte e mbushur plot e përplot nga artëdashës por që këtë herë, patën mundësinë të japin edhe një kontribut për bashkëkombësit.

Në skenën e teatrit “Migjeni” përformuan Vlashent Sata, Gent Rushi, Ermal Rodi, Emiljan Dhimo dhe Roni Gjura. Të ardhurat nga biletat e këtij koncerti, që u filmua i plotë nga TV Rozafa, do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lexoni dhe kete

“FESTA E DON BOSKOS 2020”

Oratori Don Bosko në Shkodër ka zhvilluar këtë të dielë “Festën e Don Boskos 2020”. …