Breaking News

VLERESIMI I DEMEVE NE BUJQESI TE SHKAKTUARA NGA PERMBYTJET

Nisur nga situata e krijuar në territorin e Bashkisë Shkodër gjatë muajve Mars-Prill 2018, fillimisht nga reshjet e borës në pjesën malore (NjA e Dukagjinit deri poshtë ne Rrethinat), dhe më pas nga rreshjet e shiut dhe prurjet e larta të Kaskadës së Drinit në pjesën e ultësirës (NënShkodra), Bashkia Shkodër në përputhje me përgjesitë dhe instrumentat që administron ka marrë masat e nevojshme për njoftimin e popullatës si dhe mobilizimin e strukturave të varësisë për menaxhimin e situatave që parashikoheshin të krijohen si pasoja të ndërthurjes së shumë faktorëve, objektiv dhe subjektiv, në territor. Falë edhe përvojës së krijuar nga situata të ngjashme vite më parë, u vlerësua se impaktet më të mëdha nga përmbytja e mundshme do t’i kishte sektori bujqësor dhe ai blegtoral, dhe, jo më pak në banesa dhe biznese, nëse përmbytja do të ishte e thellë. Për këtë Komisioni per Emergjenca Civile pranë Bashkisë Shkodër, ka vlerësuar si shumë të rëndësishme ndjekjen e punës për menaxhimin e situatës sipas prioriteteve kryesore për çdo fazë të ngjarjes:

Kështu, para përmbytjeve është bërë verifikimi i funksionimit të kanaleve për njoftimin e popullatës për situaten dhe ngritja e sistemit për marrjen dhe shkëmbimin e informacionit sipas sektorëve përkatës. – Verifikimi i funksionimit të infrastrukturave mbrojtëse në territor dhe marrja e masave për përmirësimin e difekteve të vërejtura në bashkëpunim dhe me institucione të tjera si dhe verifikimi i gatishmërisë së strukturave dhe mjeteve në dispozicion të Bashkisë. Mbasi është inspektuar i gjithë territori i Bashkisë Shkodër dhe mbështetur edhe në të dhënat e mbledhura nga specialistët tanë në çdo Njësi Admnistrative, por dhe kërkesat nga vetë fermerët, në disa raste është vërejtur se të gjitha Njësitë Admnistrative të NënShkodrës (Ana e Malit, Bërdicë, Dajç, Velipojë dhe Rrethinat) janë prekur nga përmbytja dhe rrjedhimisht janë shënuar dëme të shkaktuara kryesisht në kulturat bujqësore. Janë ngritur pesë grupe pune të verifikimit në terren, të përbërë secili nga një specialist i Drejtorisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Trajtimit të AMTP-ve, një specialist i Drejtorisë së Shërbimeve Bujqësore dhe pyjore si dhe Kryetari i fshatit përkatës. Grupet e punës janë pajisur me bazën materiale praraprake dhe konkretisht me: Printimi III për Zonat Kadastrale të Rilevuara, harta kadastrale të shkallës 1:5000 dhe 1:2500, proces-verbal konstatimi. Puna për verifikimin e dëmeve në terren ka filluar me datë 16 Prill 2018 dhe ka vazhduar deri me datë 25 Maj 2018. Grupet e punës në terren kanë verifikuar të gjithë zonën e përmbytur në pesë Njësitë Administrative: Ana e Malit, Bërdicë, Dajc,Velipojë dhe Rrethinat. Gjatë verifikimit në terren nga grupet e punës janë plotësuar dhe administruar pranë Drejtorisë së Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Trajtimit të AMTP-ve 3583 procesverbale të evidentimit të dëmeve në bujqësi të pasqyruara këto sipas numrave të pasurive me një numër prej 4965 parcela. Me përfundimin e verifikimit në terren, Drejtoria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Trajtimit të AMTP-ve, ka vazhduar me hedhjen e të dhënave të proces-verbaleve në database. Këto të dhëna përfshijnë emrin, mbiemrin e përdoruesit faktik të tokës bujqësore, kulturën e mbjellur, sipërfaqen e dëmtuar, shkallën e dëmtimit, numrin e bimëve, moshën e kulturës. Mbas përpunimit të të dhënave të procesverbaleve të evidentimit rezulton një sipërfaqe e dëmtuar me kultura bujqësore në një total prej 2078.9 ha. Vlera e përllogaritur e këtyre dëmeve kap vlerën prej 310.974.940 lekë.

Llogaritja e dëmeve është bërë bazuar në çmimet aktuale të vlerësuara Është llogaritur, gjithashtu, vlera e dëmeve sipas çdo kulture bujqësore dhe vlera e dëmit për çdo familje bujqësore. Tashmë qeveria shqiptare duhet të përshtasë programet e saj të mbështetjes së bujqësise me skema të përshtatshme për rajonin tonë në përgjithësi dhe zonën që përmbytet në veçanti. Duke qenë se Bashkia Shkodër ka bërë vetëm punës e saj në drejtim të matjes së dëmit të shkaktuar nga përmbytja, me qëllim vlerësimin e ndikimit të vërtetë sezonal, vjetor apo më gjatë, kërkojmë mbështetjen dhe marrjen e masave reale për rimëkëmbjen e territorit dhe sektorëve te dëmtuar si dhe gjetjen e zgjidhjes përmes skemave të paravlerësuara të shpërmblimit të dëmeve që u shkaktohen fermerëve dhe rrjedhimisht krejt ekonomise lokale.

Lexoni dhe kete

RRITET NUMRI I BIZNESEVE TE REJA NE BREGDET

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar të dhënat më të fundit në lidhje me …