Thursday , 14 November 2019

VLLAZNIA, 2 LOJTARË SHQETËSOJNË PARA KUKËSIT

Kur dukej se gjërat po shkonin ashtu si duhet në përgatitjet e ekipit për sfidën e rradhës ndaj Kukësit, tek Vllaznia janë shfaqur sërish probleme sa i takon dëmtimit të dy prej lojtarëve të saj. Bëhet fjalë për mbrojtësin maqedonas Filip Gligorov i cili ndonëse luajti në sfidën e kaluar me Skënderbeun, ka ndjerë përsëri shqetësime në kaviljen e tij. E njëjta situatë edhe me mesfushorin brazilian Emerson që luajti për kupë ndaj Burrelit, madje edhe shënoi gol por ai vazhdon të ndjejë dhimbje në gju.

Në këto rrethana, stafi mjekësor i ekipit po i mban nën kontroll të dy këto lojtarë dhe po ashtu, po bën maksimumin që të dy ata të jenë të gatshëm për ndeshjen e së dielës. Megjithatë trajneri Jonuz po i bën planet edhe pa to. Tashmë kontigjenti i lojtarëve që ai ka në dispozicion është më i plotë dhe prandaj ka edhe alternativa për t’i zëvendësuar këto lojtarë. Ajo që vlen në këto momente është fakti se tek Vllaznia ka besim për një kalim me sukses edhe të kësaj ndeshje, pavarësisht se përballë do të jetë një kundërshtar shumë i fortë siç është Kukësi.

Tek skuadra shkodrane janë të bindur se mund të ndalin çdo skuadër. Ato kanë treguar se sidomos në lojën mbrojtëse po bëjnë mirë dhe këtë gjë do të tentojnë edhe të dielën në “Elbasan Arena”. Jo vetëm kaq, por edhe manovra sulmuese ka nisur të përmirësohet tek kuqeblutë dhe do të tentojnë golin edhe ndaj kukësianëve. E rëndësishme për ta është që nga ky takim të mos dalin pa pikë dhe ka besim se mund t’ia dalin.


Lexoni dhe kete

VLLAZNIA INAGURON ME FITORE “ARENËN KOMBËTARE”

Futbollistet e Vllaznisë kanë qenë të parat që kanë shënuar dhe fitoren në stadiumin e …