Wednesday , 8 February 2023

VLLAZNIA AFRON LOJTARIN E TRETË TË HUAJ NË EKIP

Ditët e fundit kanë sjellë disa ndryshime te Vllaznia në basketboll për meshkuj. Kështu, pas afrimit të dy lojtarëve të huaj, kuqeblutë kanë zyrtarizuar edhe afrimin e tretë në skuadër.

Bëhet fjalë për Jarius Shumpert, i cili luan në pozicionet 4 dhe 5. Ai është bashkuar menjëherë me skuadren, duke qenë gati për sfidën e radhës në kampionat.

Ndërkohë, drejtuesit e shoqatës kishin planifikuar mbrëmjen e së premtes edhe prezantimin e sponsorëve të rinj, por është vendosur që ky prezantim të shtyhet për në ditët në vijim.

Nga ana tjetër, pasditën e kësaj të shtunë, në ora 18:00, kuqeblutë luajnë ndeshjen e radhës në kampionat, teksa presin në Shkodër ekipin e “Beselidhjes”, që kryeson kampionatin.

Për këtë sfidë, klubi shkodran kërkon edhe mbështetjen e tifozerisë për ti dhënë një ndihmë lojtarëve që të marrin fitoren e parë në këtë sezon. Në 6 javë kampionat të këtij sezoni, Vllaznia në basketboll për meshkuj ka regjistruar 6 humbje, duke u rënditur në vend të fundit.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA FITON 0 – 1 NË KUKËS DHE NGJITET NË VENDIN E 3-të

Vllaznia është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka fituar në transfertë përballë Kukësit. 1 …