Thursday , 15 April 2021

VLLAZNIA ANALIZON HUMBJEN ME TIRANËN

Humbja e Vllaznisë në ndeshjen e rradhës për kampionat, atë ndaj Tiranës në ndeshjen e luajtur pasditen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi” ka shqetësuar jo pak në Shkodër.

Tifozët sidomos, por edhe drejtuesit janë parë të jenë tejet të mërzitur nga kjo disfatë dhe për më tepër jo nga tre pikët e lëna por nga loja jo e mirë që ka zhvilluar skuadra. Për këtë arsye, pritet që drejtuesit të zhvillojnë një mbledhje me futbollistët dhe stafin teknik për të diskutuar mbi gjërat që nuk shkojnë ashtu si duhet.

Vllaznia në këto 5-6 ndeshjet e fundit nuk është duke prodhuar atë lojë të fillimit të kampionatit dhe askush nuk është në gjendje të shpjegojë se çfarë po ndodh me ekipin.

Gjendja fizike e lojtarëve nuk është ajo e duhura, e po ashtu duket se edhe harmonia në mes tyre nuk është ajo e mëparshmja. Trajneri Brdariç dhe ndihmësit e tij e kanë për detyrë të nxjerrin mësimet e duhura nga kjo situatë e krijuar dhe të mundohen të gjejnë mundësinë për të dalë prej saj. Kjo duhet bërë sa më shpejt sepse nuk ka kohë për të humbur.

Të mërkurën Vllaznia do të luajë ndeshjen e rradhës për kampionat, pikërisht në Durrës ndaj Teutës vendase. Kuqebluve nuk u lejohet një tjetër hap I gabuar sepse tashmë ndjekësit janë gjithnjë e më pranë dhe presin edhe një tjetër hap të gabuar të tyre, për t’I kapur në renditje.

Kuptohet që nëse reflektohet si duhet, shanset që ekipi të mbajë vendin e parë janë të mëdha sepse janë edhe 15 javë kampionat.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FITON 92 – 74 ME TIRANËN

Tjetër fitore në kampionat për Vllazninë e basketbollit të meshkujve. Këtë herë ajo ka mundur …