“VLLAZNIA B” BEFASON EKIPIN E PARË. E MUND 1-0 NË MIQËSORE

“Vllaznia B” ka befasuar ekipin e parë të Vllaznisë duke e mundur atë me rezultatin 1-0 në miqësoren e luajtur me të pasditen e së shtunës në fushën sportive të Golemit. Goli i Belajdi Pusit në minutën e 59-të ka qenë i vetmi i këtij takimi në të cilin ekipi i parë i Vllaznisë në pjesën e parë luajti me formacionin e parë ndërsa në të dytën u aktivizuan lojtarët e stolit. Duhet thënë se kuqeblutë kanë qenë edhe të pafat teksa Ribaj ka humbur një 11-metërsh në këtë pjesë e po ashtu edhe Kalaja ka qenë pranë golit por topi i gjuajtur prej tij përfundoi në traversë. Pavarësisht humbjes, trajneri Ernest Gjoka në një prononcim për mediat është shprehur se rezultati i kësaj ndeshje kontrolli nuk ka shumë rëndësi për të.

Sakaq, Ervis Kraja, trajneri i ekipit “Vllaznia B” ka deklaruar se rëndësi ka që lojtarët e ekipit të tij të tregojnë vlera dhe të jenë gjithnjë në shërbim të ekipit të parë nëse është e nevojshme.

Ndeshje të tilla pritet të zhvillohen edhe në të ardhmen ndërkohë që tashmë Vllaznia ka nisur të mendojë për sfidën e së mërkurës me Lushnjën e cila ende nuk dihet se ku do të luhet.

Lexoni dhe kete

KROQI E KRAJA, TRAJNERËT E RINJ TË VOLEJBOLLIT TEK VLLAZNIA

Që prej ditës së djeshme dy ekipet e volejbollit të Sportklub Vllaznia kanë tashmë edhe …